Kryefjala Logo

Elona Guri nga kryesia e partise: “LSI nuk ka lidhje me inceratorët”

27 Tetor, 2020 | 6:47 pm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një intervistë mbrëmjen e djeshme në “Opinion” u shpreh se LSI nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij.

Ka qenë ish-Ministri Mjedisit Lefter Koka, i cili ka hedhur firmën për projektin e incineratorëve, i shumë kritikuar nga opozita. Megjithatë kryetarja e LSI u shpreh se Koka është larguar për këtë arsye, ndërkohë që partia që ajo drejton, nuk ndërhynte në punën e ministrave të saj.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe anëtarja e kryesise së partisë, Elona Guri me anë të një statusi në rrjetet sociale:

6A6A971F D1D2 4B71 818A DECF6EE28358

Duke përdorur ironinë Elona Guri ka mbështetur edhe një herë idenë që Partia Socialiste për Integrim nuk ka asnje lidhje me çështjen e inceratorëve që po diskutohet së fundmi, jo vetëm nëpër studiot televizive. Me anë të këtij statusi ajo le të kuptohet që lidhja mes ketyre marrëveshjeve e ka përgjigjen edhe tek marrëveshjet ku përfshihen personat e liçencave për noterët apo te tjera afera korruptive që janë larg logos së LSI-së.

 

Të ngjashme