Kryefjala Logo

Çudi shqiptare: Një parukiere në krye të ‘lavatriçes’ ABI Bank. Kush fshihet pas çiftit të Andi Ballta e Brikena Hoxha që çojnë miliona dollarë në offshore me kompanitë “Tranzit” dhe “Moscopole”?

16 Shkurt, 2023 | 10:11 am

Banka Amerikane e Investimeveduhet të kishte një akronim shqip: BAI. Për t’i dhënë një kuptim amerikan, mashtruesi Andi Ballta, e quan bankën “American Bank of Investment” – ABI.

Ballta mburret në rrethet e ngushta me inicialet e bankës që mban inicialet e emrit të vet, ABI.

E quan krijesën e vet, ndërsa shqiptarëve u serviret si bankë amerikane.

ABI Bank ka një kapital me rreth 3 miliard $ dhe pronar ka një aksioner të vetëm, “Tranzit” sh.p.k.

Administrator i Tranzit prej vitit 2019 është vajza e tezes së Andi Balltës, Kristina Naumi, e cila në moshën 30 vjeçare me eksperiencë “parukerie”, emërohet nga “aksionerët” e Tranzit administratore që të menaxhojë një portofol miliarda dollarë.

Ortakët e Tranzit janë “Nch Balkan Fund L.P” që ka 10 %, nga ishujt Kajman, New Century Holdings XI, L.P” me 10 % nga ishujt Kajman dhe “Moscopole” me 80 % nga shteti Delawere, parajsa fiskale.

Praktikisht lekët e shqiptarëve të depozituara në Abi Bank, “strehoen” në Parajsat e Offshorit më të njohura të botës, si janë ishujt Kajman dhe Delawere.

Çfarë është “Moscopole Inc” e krijuar në SHBA?

Kjo është një shoqëri që ka për drejtor dhe pronar Andi Balltën, paçka se ustallarët realë pas tij, i di vetëm mashtruesi i vogël Andi Ballta.

Si një kamarier i shkathët, Ballta manovron me aksionet e Tranzit, njëherë duke hequr emrin e tij dhe e kalon shoqërinë në 100% si të huaj, herën tjetër duke firmosur po vetë, sikur ka kontribuar në shoqërinë amerikane Moscopole Inc me aksionet e veta.

Manovrat e trasha të “kamarierit” Ballta nuk i sheh as Banka e Shqipërisë, as Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e as Shërbimi Informativ Kombëtar.

ABI Bank që mban rreth 3 miliard $ kursime të shqiptarëve, është krijuar në 1999, si Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, themeluar nga Banka Tregtare e Greqisë sh.a, që më vonë u quajt Emporiki Bank.

Në vitin 2012 u mor nga Iub Holding, një kompani franceze që ia ndryshoi emrin në Banka Crédit Agricole Shqipëri.

Në tetor 2015, del në skenë “amerikani” Andi Ballta, që emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, moment kur largohen nga drejtimi të gjithë francezët.

Kapitali i bankës blihet 100% nga Tranzit për 67 milion $ me para “offshore” dhe emri bëhet Banka Amerikane e Investimeve.

ABI bank, që në të vërtetë është mashtrimi offshore “Tranzit”, u mor në drejtim nga Ballta dhe mantenuta e tij Brikena Hoxha.

Të dy dashnorët me pasaporta amerikane prej llotarisë amerikane, Ballta dhe Hoxha erdhën në Shqipëri të caktuar për operacionin e madh “offshore” nga përtej detit.

Çifti i kamarierëve shqiptarë në New York u bënë bankierë të shquar “amerikanë” në Shqipëri.

Tranzit ka mashtruar me mijëra njerëz me telefonatat që kërkonin para nga borxhet e vjetra të AMC, Albtelekom, deri te grabitja e pronave të ish-bankës “Veneto”, nëpërmjet SGA spa ose AMCO.

Mashtrimi Tranzit i ishujve Kajman dhe SGA, AMCO e Italisë ka gllabëruar dhjetra prona shqiptarësh të vendosura si kolaterale të Banka Veneto e falimentuar disa vite me parë. Pronat kthehen në para nga shoqëritë e lidhura me Tranzit e Abi Bank, më pas fluturojnë në Delawere apo Kajman Island.

Mashtrimi “Ballta”, me Tranzit ka gëlltitur miliona para shqiptarësh të varfër, duke i çuar ato në ishujt ekzotikë ku fshihen të tjerë shqiptarë, dhe jo amerikanë, si përpiqet të shitet logo-ja- “American Bank of Investment”.

Pas “pelivanit” Ballta ka të lidhur me një zinxhir interesash mafioze, deputetë, avokatë, qeveritarë e biznesmenë që do dalin shumë shpejt përballë dhjetra apo qindra të mashtruarve nga skema Tranzit-Offshore-Abi Bank. Vijon…

D654E8F1 8E00 4F92 8026 3C4C2E592BED D6C2D96D DC17 4B43 A6ED 83AD69BCF453 DBE59D3C AF5D 435C B552 5371F4BBC7A4 4068782C 9B5D 43BF A4EB EEC573425FEF 21142933 86E7 41B2 8FDF C45CB6244E18

Të ngjashme