Kryefjala Logo

Françeska shuan kuriozitetin e publikut për veshjet e saj të shtrenjta

21 Maj, 2024 | 9:44 am

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.
Një gjë tjetër për të cilën publiku ka komentuar shumë këto kohë ka qenë fakti se ajo është shfaqur gjithmonë me veshje të shtrenjta dhe gjithmonë ka pasur kureshtje për këto fustane. Si qëndron e vërteta pas tyre?

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse mos t’i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, tha ajo.

Të ngjashme