Kryefjala Logo

Berisha nga Parlamenti: Edhe në hënë po të shkojë Edi Rama, do kthehet dhe do të marrë ndëshkimin e merituar

9 Nëntor, 2023 | 9:26 am

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se prej një muaji nuk shkon në Parlament. Nga selia e Parlamentit në pritje të nisjes së seancën plenare, Berisha theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

“Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët.”, theksoi Berisha.

”Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.

Të ngjashme