Showbiz
Ish-banori kunja produksionit dhe Heidit:”Si shkoi Heidi në finale?”
21 Maj, 2024 | 9:51 am

Ish-banori i BBVA3,Jetmir Salaj ka thumbuar produksionin dhe Heidin në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale.
ndryshe nga vitet e tjera këtë sezon në finale e “BBV” janë 5 konkurrentë, Jetmiri me anë të një postimi në InstaStory mesa duket ka treguar se banorja nuk e ka merituar të mbërrijë deri në këtë pikë të lojës.
“Si shkoi Heidi në finale?”– ka shkruar Jetmir krahas fotos së Heidit.
Kujtojmë që Salaj u largua me dëshirë nga shtëpia e “BBV”, pas disa përplasjeve me produksionin, i cili nuk miratoi kërkesën e ish-banorit për të vazhduar lojën duke mos komunikuar me konkurrentët e tjerë.
Pas daljes nga ky reality show, Jetmiri ka hedhur jo pak herë kunja për produksionin me anë të disa deklaratave.