Lajme
Çim Hajdari (babai i bamirësit Arbër Hajdari) emërohet Prefekt i Tiranës
6 Shkurt, 2026 | 5:46 pm

Çim Hajdari (babai i bamirësit Arber Hajdari) emërohet Prefekt i Tiranës
Shkëlqim Hajdari ose Çim Hajdari (siç njihet gjerësisht) është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.
Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga Dashnor Sula.
Çim Hajdari ka pasur një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës. Ai është babai i Arbër Hadarit që deklaron se merret me bamirësi.
“V E N D I M”
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Afrim Qendro, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

















































