Lajme
Bllokohet Vlora! Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump mbërrin në qytet, shoqërohet nga forca të shumta policie
21 Janar, 2026 | 10:30 am

Sipas raportimeve të Newsbomb.al, Kushner ka ardhur në Vlorë i shoqëruar nga masa të shtuara sigurie, përfshirë forca të shumta policie.
Mësohet se ai aktualisht ndodhet në zonën e njohur të Uji i Ftohtë, një nga pikat më të frekuentuara të qytetit bregdetar. Bëhet e ditur se Kushner do të takohet në Vlorë me përfaqësues të një studioje arkitekturore, për të diskutuar rreth projektit të Ishullit të Sazanit.
Kushner pritet të ndërtojë në Sazan një kompleks turistik luksoz, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta shndërrojë ishullin në një destinacion të preferuar për turistët e huaj.
Kujtojmë se më herët Rama ka thënë se projekti i Kushnerit në Shqipëri nuk ka lidhje me politikën, por sipas tij, miqësia mes tyre do të zgjasë edhe më vonë.



















































