Lajme
12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi, rezultatet e analizave konfirmojnë atësinë e Rushan Selkos
13 Shkurt, 2026 | 3:33 pm

Mësohet se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit për abuzimin seksual, 67-vjeçarit Rrushan Selko, mik i familjes së vajzës.
Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen.
Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike në media në 30 dhjetor. Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.


















































