Kryefjala Logo

E rëndë në Vlorë! 4 vjeçari humb jetën, u ndje keq pasi konsumoi mjaltë

7 Shkurt, 2026 | 5:28 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri, banues në Palasë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të mjaltit, ndryshe nga sa u raportua fillimisht se prej një jave kishte temperaturë. Të afërmit e kanë transportuar fillimisht me mjet privat drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pa e dërguar më parë në Qendrën Shëndetësore të zonës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se fëmija ka mbërritur në spital pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes, pritet përfundimi i ekspertizës mjekoligjore.

Të ngjashme