Kryefjala Logo

Situatë apokaliptike nga Greqia: Lumenj dhe përrenj marrin përpara gjithçka, humbin jetën dy persona

22 Janar, 2026 | 9:04 am

Pamje të pabesueshme vijnë nga Greqia, ku moti i keq me stuhi shiu të rrëmbyeshëm dhe reshje të dendura dëbore kanë gjunjëzuar vendin prej orëve të para të ditës së sotme.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës prej ditës së djeshme, me 7 zona me alarm të kuq, përfshi edhe Athinën.

Shkollat janë mbyllur dhe Policia ka paralajmëruar qytetarët për lëvizjet.

Lumenj uji vërshuan rrugëve dhe përrenjtë çanë shtretërit duke mbuluar në baltë e llucë lagjet e Grqisë.

Në Ano Glyfada erdhën pamje tronditëse dhe gati apokaliptike. Rruga kryesore u shndërrua në lumë dhe rrëmbeu makinat dhe gjithçka tjetër që lundruan.

Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me Athinën në qendër të ciklonit. Me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona.

Në Ano Glyfada, situata është shumë e vështirë me rrugët e fryra dhe që ngjajnë me lumenj të rrëmbyeshëm, duke rrëmbyer gjithçka në rrugën e tyre. Videot nga Rruga Antheon janë epike.

Probleme edhe në Korinth e Korfuz, zonën e Maqedonisë greke, Thesali dhe më gjerë. Në zonat malore dëbora ka shkuar deri në 2 metra lartësi.

Në një video tjetër, situata në rrugë duket të jetë veçanërisht e vështirë, pasi ka edhe materiale të sjella në rrugë.

Përpos dëmeve të konsiderueshme materiale, kushtet e vështira të motit kanë rezultuar fatale për dy persona të cilët humbën jetën si pasojë e përkeqësimit të motit.

Një grua 56-vjeçare humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut. Ajo ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna, dhe në momentin që u përpoq të kalonte rrugën mjeti i saj u rrëmbye nga uji, viktima mbeti e bllokuar dhe zjarrfikësit nuk arritën ta gjenin gjallë.

Po ashtu një roje bregdetar, 53-vjeçar humbi jetën në krye të detyrës , ai ishte në patrullim këmbësor në port kur një valë e fortë e rrëmbeu, roja bregdetar mori një dëmtim të rëndë në kokë i vili rezultoi fatal.

 

Të ngjashme