Kryefjala Logo

Vladimir Putin, 73 vjeç, sfidon të ftohtin ekstrem: zhytet në ujë me akull

21 Janar, 2026 | 10:00 am

Pavarësisht temperaturave të ftohta presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga rituali i përvitshëm për tu larë në ujin e akullt me rastin e festës ortodokse të pagëzimit të krishtit.

Sipas traditës, Putin u zhyt ne ujin e akullt Ditën e Epifanisë, një ritual që simbolizon pastrimin dhe ripërtëritjen shpirtërore.

Mesazhi, i cili bënte thirrje për unitet kundër asaj që u pershkrua si “satanizëm”, ndërthurte praktikën fetare me identitetin kulturor dhe politiken globale, duke nxitur reagime te forta ne rrjet. Mbështetësit e panë këtë akt si një riafirmim të vlerave ortodokse dhe trashëgimisë kombëtare, ndërsa kritikët argumentuan se ai e paraqiste besimin si mesazh politik, duke e vëne Rusinë në kontrast me idealet liberale perëndimore.

Të krishterët ortodoksë në mbarë botën festojnë Epifanine, ose Pagezimin e Zotit, më 19 janar, duke përkujtuar pagëzimin e Kezu Krishtit në lumin Jordan

Të ngjashme