Lajme
Arratisja spektakolare e të burgosurit në spitalin e Durrësit, dalin pamjet kur Altin Ndoci vrapon për tek “Audi”
13 Janar, 2026 | 4:57 pm

Kërkimet për lokalizimin e Altin Ndocit, i cili u arratis nga spitali infektiv i Durrësit, vijojnë me intensitet. Ndoci ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer një kontroll mjekësor, kur ka shfrytëzuar mundësinë për t’u larguar.
Sipas informacioneve të para, ai është përleshur me efektivët e policisë së burgjeve që e shoqëronin dhe ka arritur të shpëtojë nga duar të sigurta. Më pas, dyshohet se më pas ai është pritur nga një automjet “Audi” i bardhë, me të cilin besohet se është larguar drejt zonës së Spitallës.
Ndërkohë kanë dalë pamjet e para nga arratisja e tij. Në këto pamje, ai shihet teksa vrapon në oborrin e spitalit, në drejtim të mjetit që e priste.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për të kapur Ndocin dhe për të zbardhur rrethanat e arratisjes së tij.



















































