Kryefjala Logo

Postimi i shpërndarë si “mbledhje sekrete për tendera” rezulton FAKE NEWS. Foto është nga viti 2019, në festën e 20-vjetorit të DPSHTRR

25 Nëntor, 2025 | 9:02 pm

Një foto që po qarkullon gjerësisht në disa portale dhe rrjete sociale, është përdorur politikisht për të aluduar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhej së fundmi në një apartament privat (zona e Nobis) ku ka mbledhur bashkëpunëtorët e saj “për të ndarë tendera”.

Në realitet, bëhet fjalë për një mashtrim mediatik dhe sulm politik, pasi fotografia nuk është e kohëve të fundit, por i përket vitit 2019, gjatë festës së 20-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e mbajtur në Pallatin e Brigadave.

Pamjet e ceremonisë u publikuan atëherë në disa media si pjesë e protokollit zyrtar, ku të pranishëm ishin jo vetëm drejtues të institucionit, por edhe figura të tjera të qeverisë. Sipas burimeve të kohës, në këtë event ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, siç është raportuar nga mediat në vitin 2019.

Rikthimi i fotos së vjetër në një kontekst të ri ka shkaktuar reagime të shumta, por qytetarë dhe komentues po akuzojnë portalet për manipulim dhe keqinformim me FAKE NEWS.

Ky rast vë sërish në qendër të vëmendjes fenomenin e riciklimit të imazheve të vjetra për të krijuar narrativë politike, një praktikë që vijon të dëmtojë besimin e publikut te media dhe informacioni i verifikuar.

3d9b72d1 de3b 41ad b1e6 a99680ea9051

6e61ac98 43ec 4d64 af3d c844c4167d86

Të ngjashme