Lajme
Shprehja ‘Palloshi i gjatë’ është Fake News! Bloggeri Olti Curri “zhgënjehet” nga Belinda Balluku. Shprehja virale nuk gjendet në dosje.
17 Nëntor, 2025 | 4:52 pm

Bloggeri i njohur Olti Curri ka reaguar me ironi sot, pas lajmeve të përhapura gjerësisht në rrjete lidhur me shprehjen e famshme “Palloshi i gjatë”, e cila pretendohej se ndodhej në dosjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK.
Por sipas Olti Currit, kjo shprehje nuk ekziston fare në komunikimet e Ballukut me vartësit e saj dhe është thjesht një Fake News i pastër.
Në postimin e tij, Olti shkruan:
“Sot unë dhe shumë shqiptarë jemi të zhgënjyer sepse shprehja ‘Palloshi i gjatë’ nuk ekziston në dosjen e Belinda Ballukut dhe është Fake-News 🤷🏻♂️
Prisja më shumë nga Belinda, po si duket hartimet në shkollë do ja kenë bërë të tjerët, se nuk paska fare dorë për të sajuar figura letrare, epitete apo krahasime.
Mos është shprehje e Elisa Spiropalit kjo edhe ja kanë rrasur Belindes 😅 se ajo ka dorë për poezi, me Skënderbe e me gjëra!!!”
Reagimi i Oltit ka shkaktuar qarkullim humori në rrjet, teksa shumë komentues ironizojnë faktin që politika shqiptare po analizohet deri në nivel figurash letrare.
Ndërsa saga me hetimet ndaj Ballukut vazhdon, shqiptarëve duket se s’u ka mbetur gjë tjetër veçse të qeshin me “poezitë” e zyrtarëve të tyre.


















































