Kryefjala Logo

Ndërron jetë ish kryeministri Fatos Nano

31 Tetor, 2025 | 4:57 pm

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano.

Fatos Nano ndodhej i shtruar në spital prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë.

Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.

Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë.

Të ngjashme