Lajme
Dr. Diamant Lulaj nderon Shqipërinë në kardiologjinë botërore
24 Tetor, 2025 | 5:24 pm

Kardiologu i njohur shqiptar i Spitalit Amerikan, Dr. Diamant Lulaj, ka bërë që emri i Shqipërisë të dëgjohet me respekt në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.
Gjatë kongresit prestigjioz CTO ESSENTIALS 2025, ai realizoi me sukses një ndërhyrje koronare tepër të vështirë, e cila u transmetua live përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota. Ky moment mbresëlënës demonstroi nivelin e lartë profesional të mjekëve shqiptarë dhe përkushtimin e tyre për të qenë në hap me zhvillimet më moderne të kardiologjisë ndërhyrëse.
Falë ekspertizës dhe përvojës së tij, Dr. Lulaj u vlerësua për saktësinë, sigurinë dhe inovacionin në qasjen mjekësore, duke forcuar besimin se Shqipëria ka mjekë të klasit ndërkombëtar.
Ky sukses është një tjetër dëshmi se spitalet shqiptare dhe profesionistët tanë të shëndetësisë po konkurrojnë denjësisht me qendrat më të mëdha europiane, duke ngritur lart imazhin e vendit në fushën e mjekësisë moderne.


















































