Kryefjala Logo

“Do i kërkoj avokatit të ndalojë hyrjen e Shqipes në Amerikë”, Elton Ilirjani nuk ndalet! Shqipja i kundërpërgjigjet

1 Tetor, 2025 | 5:19 pm

Pak ditë më parë Shqipe Hyseni ka bërë një deklaratë në Top Albania Radio teksa thoshte mes rreshtash se Parashqevi Simaku u prishte familjet prandaj perfundoi në atë gjendje.

Pas kësaj nuk kanë munguar as postimet në Instagram nga Elton Ilirjani ku shkruante se do të kalonte çështjen me gjykatë.

Kryefjala.com ka kontaktuar me të dyja palët, të cilët kanë folur për ecurinë e gjendjes deri tani.

Elton Ilirijani ka treguar për Kryefjala.com se gjyqi do të jetë i vërtetë dhe avokati amerikan i ka nisur email Shqipes,e cila duhet të ndryshojë qëndrimin e saj, të kerkojë falje dhe të ndalet me deklaratat kundër Parashqevisë. Pas kësaj do vazhdojë çështja gjyqësore, e cila do të ndiqet nga avokati në Amerikë, ku do i kërkohet që Shqipes ti ndalohet hyrja në Amerikë pasi dëmton qytetarët amerikan duke i prishur imazhin edhe duke shpifur per ta si në rastin e Parashqevisë.
Tjetër akuzë do të shtohen edhe shkaktimi i dëmit psikologjik, dëm imazhi dhe dëm familjar.

Gjithashtu ky gjyq do të ndiqet edhe në Shqipëri, ku nuk dihet nëse do të jetë gjyq civil apo penal, por këtë çështje do vijë vetë Elton Ilirjani ta ndjekë, të ketë takim me avokatet dhe të takohet me pronarët e Top Albania Radio që të distancohen nga gjithë kjo histori pasi emisioni është transmetuar në TAR.

Ndërkohë në anën tjetër, ka reaguar Shqipe e cila ka thënë:

Thuaj avokatit ta shohi dhe 1 here emisionin dhe mos ti zmadhojn gjerat sic duan per klikime, per fam dhe perfitim go found me. Klientja e tij e ka deklaruar vet ne fb e saj personal qe eshte deshmi kundra vetes ( pra eshte e perseritur si fjali ne vitet 85-88 ) dhe nuk e paskam then une e para kete thashethem ( qe dmth lajmi qarkullon akoma si thashethem.
Bie ligji i shpifjesh, fushates, denigrimit te figures.
Se s’po ia paskan haberin avokatete tyre.

Njs jo s’me ka ardh asgje dhe nese me vjen merren njerez te tjere me ceshtjen time + keta qe do me denoncojn do denoncohen ne amerik nga njerezit e mi se i kam me sc cfare kan then dhe ata andej nuk luajn se jan qytetar amerikan, kan biznese paguajn taksa , jan zyrtar dhe me emer. Do shohim kush do e haj gjoben thuaj Eltonit Elvires dhe Steles.

Po pres vetem te perfitojn drejt kesaj situate se une ha gjob ne Shqiperi ata e han ne Ametik per cfare kan shpif se njerrzit e mi nuk jan publik qe mund te flasi kushdo dhe sido. 1 levizje gabim pres.

Historia ime ka treguar qe mua nuk me hedhin dot balt dhe nuk ma veshin dot dicka qe se kam ber.”

Të ngjashme