Ekskluzive
Megi i bën thirrje të kthehet në program, konkurrenti i Përputhen fejohet fshehurazi? Foto që e nxorri zbuluar
23 Tetor, 2025 | 6:39 am

Pasditen e djeshme Megi Pojani i ka bërë thirrje njërit prej konkurrentëve të Përputhen i cili ishte në podin e rezervave që të kthehej, pasi ai kishte dhënë justifikimin se nuk ndihej mirë.
Por në fakt, Ervini, djali në fjalë duket se është fejuar fshehurazi produksionit! Në TikTok kanë qarkulluar disa foto të Ervinit ditën e fejesës. Ndonse ai profil duket sikur ishte hapur për ta nxjerrë zbuluar, pasi kishte vetëm pak ditë i hapur dhe pak postime. Gjithashtu sot ai profil nuk gjendet më.
Kryefjala.com ka siguruar një nga fotot që i përket fejesës të konkurrentit të Përputhen, i cili ka dhe një tatuazh mjaft dallues!



















































