Kryefjala Logo

Zbulohet data zyrtare e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4

14 Tetor, 2025 | 10:28 pm

Pas muajsh pritjeje dhe thashetheme, është zyrtarizuar lajmi që ka entuziazmuar fansat: Big Brother VIP Kosova 4 do të nisë më 15 nëntor 2025. Produksioni ka konfirmuar se përgatitjet për sezonin e ri janë drejt përfundimit dhe gjithçka është gati për të ndezur ekranet dhe rrjetet sociale me një tjetër super edicion plot surpriza, emocione dhe personazhe që do bëhen pjesë e përditshme e publikut.

Sipas burimeve pranë produksionit, ky edicion do të sjellë risi në çdo aspekt nga dizajni i shtëpisë, tek mënyra e votimit dhe koncepti i lojës. Shtëpia më e famshme në Kosovë do të ketë këtë herë një pamje krejtësisht të re, me hapësira moderne dhe ambiente të dedikuara për sfida, argëtim dhe momente reflektimi.

Publiku do të njihet me një kast të ri banorësh VIP, ku pritet të shohim emra të njohur nga fusha e muzikës, televizionit, sportit dhe rrjeteve sociale. Ndërkohë, në rrjete kanë nisur tashmë “lojërat e hamendjeve”, me fansat që përpiqen të zbulojnë se kush do të hyjë në shtëpi.

Edhe këtë sezon, drejtimin e spektaklit do ta mbajnë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, një dyshe që tashmë është bërë ikonike për Big Brother VIP Kosova. Profesionalizmi i Alaudinit dhe energjia pozitive e Jonidës kanë qenë një nga arsyet pse ky format është shndërruar në fenomen televiziv që kaplon çdo bisedë publike e rrjete sociale.
Pas suksesit të tre sezoneve të para, Big Brother VIP Kosova 4 pritet të thyejë çdo rekord audience. Ndërsa data 15 nëntor 2025 shënon fillimin e një tjetër aventure televizive, produksioni ka paralajmëruar se “asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë”.
Spektakli do të transmetohet në Klan Kosova dhe në platformën Artmotion, me transmetim 24 orë në ditë dhe me akses të plotë për publikun që do të zgjedhë me votë VIP-in e preferuar.

Të ngjashme