Kryefjala Logo

Nga djali i Benet Becit, tek analisti i pavarur Lorenc Vangjeli. Lista e “qokave” që bën Elisa Spiropalit me taksat e shqiptarëve

16 Shtator, 2025 | 9:19 pm

Gazetarja Esiona Konomi ka denoncuar një rast flagrant të mënyrës se si zyrtarë të lartë të qeverisë përdorin kabinetet e tyre për “qoka politike”, duke i mbushur me emra që paguhen nga taksat e qytetarëve, pa kryer funksione reale.

Sipas Konomit, rasti më i fundit lidhet me kabinetin e ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili u shkarkua menjëherë nga kryeparlamentari i ri, Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja thekson se ish-banorja e “Big Brother Vip”, moderatorja Zhaklina Gjolla, e cila mbante postin e zëdhënëses së kabinetit të Spiropalit, nuk ka pasur asnjë komunikim me gazetarët. Detyra e saj – sipas Konomit – ka qenë të realizonte vetëm “reels”-a të bukur për rrjetet sociale të ish-kryeparlamentares.

Në listën e stafit figuron edhe ish-eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili paguhej 1600 euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë. “Nuk është e qartë se çfarë pune konkrete mund të bënte ai për Spiropalin”, nënvizon gazetarja.

Pjesë e kabinetit ka qenë gjithashtu Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili merrte një pagë prej 1800 eurosh si këshilltar. Me të njëjtën shumë shpërblehej edhe ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, pa u sqaruar ndonjëherë se çfarë ekspertize i ofronte Kryetares së Kuvendit.

Në listë gjendet edhe emri i analistit të njohur Lorenc Vangjeli, i cili çdo mbrëmje shfaqet në ekrane televizive për të komentuar politikën.

Konomi përmbyll denoncimin e saj duke e cilësuar kabinetin e Spiropalit si një shembull tipik të “kabineteve të qokave”, ku postet politike shpërndahen si favore dhe jo si përgjegjësi publike.

0003bf21 d739 411d bba6 faa69c179c69

dea135a3 f6e0 407a b5bd 313a7faba92e

Të ngjashme