Lajme
Reagon Tërmet Peçi: Ajo ishte një histori seksi e shpifur. Mund te kishte ndodhur më herët.
16 Shtator, 2025 | 7:06 pm

Në një intervistë për DritareTV, Tërmet Peçi ka folur për herë të parë pas publikimit të akuzave për abuzim seksual që dolën pak orë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai i cilësoi akuzat si “të shpifura” dhe theksoi se momenti i publikimit ishte i paramenduar:
“Pak orë para kutisë së votimit nxorën një lajm shumë të shpifur. Mund ta kishin bërë më herët, por pritën atëherë. Nuk ndikoi fare, sepse atje ku unë jetoj, më njohin shumë mirë.”
Peçi kujtoi gjithashtu raste të ngjashme të ndodhura rreth dhjetë vite më parë, kur portalet publikuan lajme për fëmijët e tij adoleshentë:
“Një drejtues portali më tha: ‘E di si është puna, o kryetar, lajmi yt shitet.’ Pse me mua do bësh lekë? Këtu shteti duhet të vërë dorë. Nëse ka diçka konkrete, le të dalë dhe unë përgjigjem, por jo të më baltosin vetëm për klikime.”
Ai theksoi se përdorimi i lajmeve të rreme për përfitime politike është i papranueshëm:
“Kjo nuk është rruga e duhur. Nëse do të bësh politikë, përballu me njerëzit, jo duke baltosur kundërshtarin.”


















































