Lifestyle
Ja problemet shendetesore qe shkaktohen nga mbajtja e teshtimes
14 Tetor, 2020 | 8:29 pm

Mjeket e specializuar te veshit, hundes dhe fytit ne Britani paralajmerojne, se te perpiqesh ta mbash nje teshtime duke u sforcuar apo duke i zene dhe rruget e ajrit, mund te çoje ne nje numer komplikimesh, deri ne aneurizma vdekjeprurese te trurit.
Dr Wanding Yang nga ekipi kerkimor te Universitetit te Leiçesterit thote: “Te mbash teshtimen nepermjet bllokimit te nostrileve (vrimave te hundes) dhe gojes eshte nje manover shume e rrezikshme dhe duhet te shmanget ne çdo rast. Mund te çoje drejt komplikacioneve si: ajer i bllokuar mes mushkerive, perforacion i membranes timpanike te veshit dhe rupture te aneurizmave te trurit, qe do te thote me fjale te thjeshta nje fryrje si tollumbac i eneve te gjakut ne koke.
Kujtojme qe teshtima eshte e fuqishme, pasi shpejtesia e saj mund te shkoje deri ne 300 km/h dhe ka shume raste kur njerezit jane shtuar ne spital dhe me daullen e veshit te çare, deme ne sy, nervat facial te demtuar, madje dhe me kocka te krisura, vetem nga fakti qe kane menduar ta mbajne teshtimen per te qene te sjellshem.
Nga Toros Shahnaian

















































