Lajme
Tronditëse/ 67-vjeçari akuzohet se la shtatzënë një 12-vjeçare, e kapi me forcë
31 Dhjetor, 2025 | 11:32 am

Një ngjarje e rëndë është bërë publike në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare ka mbetur shtatzënë pas një abuzimi, i cili ka ndodhur disa muaj më parë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin gusht në fshatin Piskupat. Autori, 67 vjeçari, Rushan Selko, person i njohur për familjen e vajzës, është ndaluar nga policia pas kallëzimit të bërë nga e mitura në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit.
Rasti është evidentuar pasi familjarët vunë re ndryshime fizike tek vajza dhe e dërguan për kontroll mjekësor, ku u konfirmua se ajo ishte shtatzënë. Mësohet se vajza nuk kishte folur më herët për ngjarjen, pasi ishte ndikuar dhe e frikësuar për të mos e treguar.
Familjarët e të miturës kanë deklaruar se mes tyre dhe familjes së 67-vjeçari kishte marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të afërt, ndaj nuk kishin dyshuar se mund të ndodhte një situatë e tillë. Ata janë shprehur të tronditur dhe në gjendje të rënduar emocionale, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.
Nga ana tjetër, persona të afërt me autorin kanë deklaruar për mediat se nuk kishin dijeni për ngjarjen dhe se ai njihej si familjar dhe pensionist, duke shtuar se marrëdhëniet mes familjeve kanë qenë të mira.
Mësohet se i moshuari e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.


















































