Lajme
Skandal: Urbani në Tiranë rrezikon qytetarët, për pak nuk ndahet në dysh
14 Qershor, 2023 | 4:15 pm

Në Tiranë, operojnë shumë linja autobusësh të transportit urban. Por ndonëse këto autobusë janë të rëndësishëm për shumë qytetarë të Tiranës, kushtet e standardet e tyre lënë shumë për të dëshiruar. E ndonëse është një problem shqetësues për këdo që zgjedh të shkojë në punë, shkollë ende nuk janë marrë masa për zgjidhjen e këtij stresi për qytetarët.
Vjedhjet, gjestet e pahijshme janë një ndër skenat që përballesh kur udhëton me linjat e urbanit në Tiranë, por ka edhe plot raste ku qytetarët rrezikohen për shkak të amortizimit të mjeteve. Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksi pamje të autobusit të Institutit, që siç shihet në video është gati që mjeti të çahet në dysh dhe të rrezikojë jetën e udhëtarëve.
E ndonëse shumë prej autobusëve i kanë kaluar kilometrat e tyre, janë amortizuar, me goma të konsumuara, dyer që mezi mbyllen dhe të dëmtuara në çdo cep, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk ka marrë masa për këtë problem, ndonëse mori mandatin e radhës si kryebashkiak i Tiranës.
Burimi JOQ


















































