Kryefjala Logo

Samir Mane ndihmë konkrete për Spitalin Onkologjik. Tani do trajtohen 100 pacientë në ditë

15 Dhjetor, 2025 | 7:03 pm

Presidenti i Mane Group, Samir Mane, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm lidhur me mbështetjen e Mane Foundation për Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si iniciativën më të rëndësishme të fondacionit për vitin 2025.

Përmes një postimi, Mane bën me dije se ka vizituar nga afër ambientet e rikonstruktuara të zonës së kimioterapisë, një investim i ideuar për t’u ofruar pacientëve kushte më të sigurta, më dinjitoze dhe më të rehatshme gjatë trajtimit të tyre.

Falë kësaj ndërhyrjeje, që përfshin edhe vendosjen e 30 poltronave të reja të kimioterapisë dhe përmirësimin e plotë të hapësirës, duke nisur nga e hëna spitali do të ketë mundësinë të trajtojë deri në 100 pacientë në ditë. Ky përmirësim pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e shërbimit dhe të reduktojë kohën e pritjes për pacientët që kanë nevojë urgjente për trajtim.

Samir Mane thekson se Mane Foundation do të vijojë investimet në Spitalin Onkologjik edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke zgjeruar këtë mbështetje edhe për spitale në qytete të tjera të vendit, me synimin për të përmirësuar kushtet e trajtimit shëndetësor në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Mane shpreh gjithashtu falënderime të veçanta për stafin mjekësor dhe administrativ të QSUT-së, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të përditshëm dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që puna e tyre ka për pacientët dhe familjet e tyre.

Të ngjashme