Lajme
Reagimi i Donald Trump pas vrasjes të aleatit të tij Charlie Kirk
11 Shtator, 2025 | 5:19 am

Charlie Kirk, një nga figurat më të spikatura dhe me ndikim në jetën publike amerikane, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Donald Trump.
“I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”, shkruan Trump në rrjetet sociale.
Charlie Kirk, drejtues dhe bashkëthemelues i një organizate koservatore rinore, Turning Point, u qëllua me armë zjarri gjatë një aktiviteti në një kolegj në Utah.
Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Univerisiteti Utah Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen sloganet “Rikthimi amerikan””.
Më pas dëgjohet një e shtënë e vetme me armë zjarri dhe Kirk shihet duke vendosur dorën e djathtë në plagë, teksa nga pamjet mund të shihet se ai ka gjakderdhje në pjesën e majtë të qafës.
Pas kësaj, spektatorët e mbledhur shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Aktivisti dyshohet se u qëllua me snajper me një plumb të vetëm.
Një i dyshuar që u ndalua është liruar nga policia. Në vendngjarje ndodhet dhe FBI-ja.


















































