Lajme
Pse mungon shqiptarja Mira Murati? TIME publikon listën e 100 figurave më me ndikim në inteligjencën artificiale për 2025
3 Shtator, 2025 | 11:01 pm

Revista “TIME” ka publikuar edicionin e saj të tretë të “TIME100 AI”, listës së njerëzve më me ndikim që po formësojnë botën përmes inteligjencës artificiale. Lista përfshin figura të njohura të teknologjisë si Elon Musk, Mark Zuckerberg, dhe Jensen Huang i Nvidia-s, si dhe liderë të tjerë si Ravi Kumar*, CEO i Cognizant.
Sipas TIME, qëllimi i listës është të tregojë se e ardhmja e inteligjencës artificiale do të përcaktohet nga njerëzit, jo nga makinat, duke përfshirë novatorë, mbështetës dhe artistë që kanë ndikim në këtë fushë. Lista vjen pas debutimit të ChatGPT në vitin 2023, moment që shënoi një hap të madh drejt ndërgjegjësimit për potencialin e IA-së.
Top 10 liderët kryesorë të teknologjisë në listën TIME100 AI 2025 janë:
– Matthew Prince, Bashkëthemelues dhe CEO i Cloudflare
– Elon Musk, Themelues i xAI
– Sam Altman, CEO i OpenAI
– Jensen Huang, CEO i NVIDIA
– Fidji Simo, CEO i Aplikacioneve, OpenAI
– Mark Zuckerberg, Themelues dhe CEO i Meta
– Andy Jassy, President dhe CEO i Amazon
– Allie K. Miller, CEO i Open Machine
Të tjerë liderë të shquar që shfaqen në listë përfshijnë:
Dario Amodei (Anthropic), Cristiano Amon (Qualcomm), Liang Wenfeng (DeepSeek), Alexandr Wang & Nat Friedman (Meta), C.C. Wei (TSMC), Steve Huffman (Reddit), dhe Rene Haas (Arm).
Edhe pse lista përshkruan figurat kryesore globale në fushën e inteligjencës artificiale, *shqiptarja Mira Murati nuk figuron këtë vit*, pavarësisht kontributit të saj të dukshëm në industrinë e teknologjisë.




















































