Kryefjala Logo

Kredi Personale? Pyesni Agjentin EasyPay!

1 Maj, 2024 | 11:16 am

Në shoqërinë e sotme kërkesat dhe dëshirat janë rritur ndjeshëm dhe paralelisht me to janë shtuar edhe shpenzimet. Për kërkesa si, blerja e një makine të re, pushime jashtë shteti, festa familjare, shkollimi i fëmijëve, apo edhe nisja e një biznesi sezonal, opsioni i marrjes së një kredie personale shihet si e vetmja mundësi për shumë njerëz.

Kreditë për individë ofrojnë një mënyrë të lehtë për të finanuar projektet dhe nevojat personale! Por, për të përfituar nga këto mundësi, është e rëndësishme të kuptohen kriteret dhe procedurat për marrjen e kredisë. Ky process edukimi kërkon shumë burime dhe patjetër kohë, ndaj edhe EasyPay ka vendosur ti vijë në ndihmë tregut duke ofruar këshillimin e marrjes së një kredie, nëpërmjet rrjetit të tij të agjentëve, më shumë se 550 pika kudo në Shqipëri. PYET AGJENTIN EasyPay për të të dhënë cdo informacion apo për të të udhëhequr në procesin e marrjes së një kredi personale, në pak minuta!

Prej shumë vitesh tashmë, EasyPay është partner me institucione financiare banka dhe jo banka në Shqipëri, nëpërmjet të cilave i mundëson tregut opsione të ndryshme për të aplikuar për kredi, disburisime dhe pagesa kësti. Me një shpërndarje të gjerë në të gjithë territorin vendas, agjentët EasyPay udhëzojnë për aplikim dhe disburosjnë qindra raste në një muaj!

Ja cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta që Agjentët EasyPay marrin në pikat e tyre?
1. Si mund të aplikoj për një kredi në pikat EasyPay?
Për të aplikuar për kredi, si fillim duhet të jeni mbi moshën 18 vjecare; të jeni i punësuar dhe të paraqiteni në pikën më të afërt me vendndodhjen tuaj me një kartë identiteti me vete!
2. Cilat janë shumat që më lejohet të marr kredi?
EasyPay, falë bashkëpunimit të vet me institucionet e financiare bankare dhe jobankare, ju mundëson marrje kredie deri në shuma të mëdha, 2.200.000 lekë
3. A duhet garanci për kreditë?
Në EasyPay alternativat janë të shumta. Ju mund të aplikoni për shuma të ulta për të cilat nuk ka nevojë kolateral apo garanci. Ose, për shuma të larta, të cilat e kanë të nevojshme një garanci!
4. Jam i papunë, mund të marr kredi?
Një kusht I padiskutueshëm I marrjes së kredisë është punësimi!
5. Për sa kohë mund të tërheq fondet nga procedura e aplikimit në pikat EasyPay?
Koha minimale e tërheqjes së fondeve për mikrokreditë është 15 minuta dhe maksimumi është 24 ore për kreditë me bankë.
6. A mund të kryej pagesat e këstit në pikat EasyPay?
Agjentët EasyPay ju ofrojnë procesin e plotë të një kredie: tay te ofron procesin e plote te nje kredie: Aplikim-Disbursim-Pagese Kesti. Prandaj, patjetër që po!

7. A mund të mar një kredi për të mbyllur një tjetër kredi?
Po, ky proces quhet Rifinancim i Kredive

8. A mund të paguajë në fundjavë në pikat EasyPay?
Agjentët EasyPay punojnë përgjatë gjithë javës, dhe disa prej tyre punojnë edhe të dielën. Ju lutemi të vizitoni faqen easypay.al për më shumë detaje mbi vendndodhjet e tyre.

Në të gjitha rastet kur kemi nevojë të shpejtë për para, duhet pasur parasysh fakti se marrja e një kredie individuale kërkon përgjegjësi financiare dhe një plan të qartë për ta shlyer atë në kohë. Mosmbajtja e marrëveshjes kreditore mund të çojë në probleme serioze financiare në të ardhmen, ndaj para se të aplikoni për një kredi individuale, mos harroni të merrni informacionin e duhur pranë Agjentit EasyPay!

Të ngjashme