Kryefjala Logo

Kryemadhi nga Durrës: Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do e popullojmë vendin me të rinj

1 Nëntor, 2020 | 1:39 pm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon turin e takimeve nëpër Shqipëri.

Pas takimeve të djeshme në Pogradec, Korçë e Devoll, Kryemadhi u ndal në Durrës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama ka betonizuar qytetin bregdetar dhe se realiteti në vend duhet të ndryshojë.

“Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën. Nuk mund ta bllokojë dot zhvillimin dot një njeri që do të bllokojë Shqipërinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se edhe LSI ka bërë gabime gjatë tranzicionit, duke shtuar se ky tranzicion do të marrë fund më 25 prill.

“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend europian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime, por premtoj se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por se ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi ndër të tjera kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

https://fb.watch/1ulA6aYW1M/

E6318DC2 28C7 4DE5 8267 B17621B38779

Të ngjashme