Kryefjala Logo

Kamionisti bëhet hero: hedh grabitësin nga tarraca duke shpëtuar gruan dhe tre vajzat

15 Shtator, 2025 | 2:06 pm

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Colfrancui, frazion i Oderzos në provincën e Trevizos, ku një 38-vjeçar rumun, Liviu Apetrei, me profesion kamionist, është përballur me tre grabitës për të mbrojtur familjen e tij.

Përballja e papritur në tarracë

Më datë 11 shtator, rreth orës 22:00, Apetrei dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga tarraca e banesës. Fillimisht mendoi se ishte fqinji i katit të sipërm, por kur zhurmat nuk pushuan, ai doli për të kontrolluar. Përballë gjeti tre persona të panjohur që po përpiqeshin të hynin në shtëpi.

Pa u menduar dy herë, ai iu hodh njërin prej tyre, duke e goditur dhe duke e rrëzuar nga tarraca, rreth tre metra lartësi. “Kam menduar vetëm të mbroj vajzat e mia”, tha ai për median italiane Il Gazzettino.

Trimëri përballë rrezikut

Reagimi i tij i menjëhershëm hutoi edhe dy grabitësit e tjerë, të cilët u përpoqën të arratiseshin. Por Apetrei i goditi edhe ata, duke i detyruar të hidhen nga tarraca për të shpëtuar. “U hodha mbi ta dhe i qëllova sa munda, që të largoheshin sa më shpejt. Ai që hodha i pari nga tarraca, mendoj se u lëndua rëndë. Por çfarë tjetër duhej të bëja?”, tregoi ai.

Instinkti i një babai

Në shtëpi ndodheshin gruaja dhe tre vajzat e tij të vogla, 10, 8 dhe 2 vjeç. Përballë rrezikut, Apetrei veproi vetëm me një mendim në kokë: mbrojtjen e familjes. “Nuk e mendova dy herë. E bëra për të mbrojtur gruan dhe fëmijët e mi”, tha ai, duke u shpallur nga komuniteti si hero i vërtetë.

Të ngjashme