Kryefjala Logo

Festa kthehet ne tmerr, plumba dhe panik ne Sydney

14 Dhjetor, 2025 | 2:14 pm

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur plazhin Bondi, në lindje të Sydney-t, ku dy persona dyshohet se hapën zjarr gjatë një feste të mbajtur pranë bregut të detit. Policia e Uellsit të Ri Jugor konfirmoi incidentin dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa operacioni i sigurisë dhe hetimet janë në zhvillim.
Sipas informacioneve paraprake, të paktën 16 persona janë transportuar drejt spitaleve për trajtim mjekësor, ndërsa burime jozyrtare flasin për rreth 10 viktima. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për bilancin përfundimtar.
Pamjet e filmuara nga kalimtarët tregojnë persona të veshur me të zeza që qëllojnë në drejtim të turmës, ku ndodheshin rreth 2 mijë persona.
Autoritetet bëjnë me dije se janë përdorur armë zjarri të fuqishme dhe se janë dëgjuar dhjetëra të shtëna. Një nga armët është gjetur më pas e braktisur në zonë. Dëshmitarë okularë kanë përshkruar skena paniku, me njerëz të shtrirë përtokë dhe gjak në gjithë zonën.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon momentin kur një qytetar neutralizon dhe çarmatos një nga autorët e dyshuar.

Incidenti ndodhi në një mbrëmje shumë të frekuentuar, pasi temperaturat e larta kishin mbledhur mijëra vendas dhe turistë në plazh. Në të njëjtën zonë po zhvillohej edhe një aktivitet familjar me rastin e festës hebraike të Hanukkah.

Të ngjashme