Kryefjala Logo

E trishtë:Ndërron jetë Silvio Berlusconi!

12 Qershor, 2023 | 11:02 am

Silvio Berlusconi është larguar nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Lajmi vjen nga vetë media e shtetit fqinj,Itali,ku ai ka qeverisur.
Ish-Kryeministri ka qënë i shtruar në spitalin e Milanos prej 4 ditësh në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe thuhet se mëngjesin e sotëm kishin shkuar ta vizitonin të gjithë fëmijët e tij.

Berlusconi është themeluesi i “Mediaset” dhe “Forza Italia”.
Ai qëndroi si kryeministër i vendit në katër qeveri si një figurë shumë e rëndësishme por edhe shumë e përfolur për jetën private.

Të ngjashme