Lajme
Alarm për bombë në ambientet e televizionit francez
30 Nëntor, 2025 | 7:25 am

Selia e televizionit France Televisions u evakuua sot pas raportimit për një bombë, sipas mediave franceze.
Punonjësit e France Television, selia e së cilës ndodhet në arondissementin e 15-të të Parisit, u evakuuan vonë pasditen e sotme pasi autoritetet i informuan se kishin marrë një kërcënim me bombë.
Rreth orës 17:00, u raportua për një pajisje shpërthyese në selinë e televizionit francez.
Kontrolli i objektit është ende në vazhdim dhe derisa të përfundojë kontrolli, programi France info dhe faqja e internetit Franceinfo.fr nuk do të funksionojnë.
Dy javë më parë, redaksia e televizionit BFM dhe Radio Monte Carlo (RMC), të vendosura jo shumë larg televizionit francez, u desh gjithashtu të evakuohej për shkak të kërcënimeve me bomba.
Programet u ndërprenë ndërsa forcat e rendit kryen kontrolle, dhe punonjësit u kthyen në redaksi sepse nuk u gjetën objekte të dyshimta.


















































