Kryefjala Logo

Produkti që po tërheq vëmendjen këtë verë: Pse Kefiri me boronicë po bëhet zgjedhja e re?

10 Korrik, 2026 | 12:33 pm

Kur temperaturat rriten, organizmi ynë kërkon më shumë hidratim, ushqime të lehta dhe shije të freskëta. Nuk është rastësi që gjatë verës produktet me bazë qumështi të fermentuar dhe frutat e pyllit bëhen ndër zgjedhjet më të preferuara për mëngjes, snack apo një pauzë freskuese gjatë ditës.

Pikërisht këtë kombinim prezantoi Lufra, përmes produktit të saj më të ri, Kefir me Boronicë, në një event të organizuar në ambientet e fabrikës në Lushnje, ku 11 influencere të njohura, Françeska Murati, Orinda Huta, Xhesi Muçaj, Keisilda Muça, Sarah Berisha, Ditea Berisha, Eridas Kitchen, Drilona Boçi, Santana Çomora, Rizarta Hoxha dhe Anxhelina Kotorri shqiptare- patën mundësinë të zbulojnë nga afër gjithë rrugëtimin e produktit, nga prodhimi deri te degustimi i tij.

Eksperienca nisi me një vizitë në fabrikë, ku të ftuarat u njohën me teknologjinë moderne, standardet e larta të sigurisë ushqimore dhe procesin e fermentimit që i jep kefirit vetitë e tij karakteristike. Nga qumështi i freskët deri te paketimi final, në linjën Tetra Top, influenceret ndoqën hap pas hapi mënyrën se si merr jetë produkti më i ri i kompanisë.

0FF3A641 44C1 466B B0D3 3A3DC6260ECD E5A35305 BA48 4BAD 8561 CD36EED96D9C

Më tej, në Lab Zone, themeluesja e Lufrës, Antoneta Ndreka, ndau historinë 35-vjeçare të kompanisë dhe vizionin për të zhvilluar produkte që ndërthurin traditën shqiptare të përpunimit të qumështit me tendencat moderne të ushqyerjes së shëndetshme.

Ndërkohë, Chill Zone u kthye në hapësirën më kreative të eventit. Influenceret përjetuar një eksperiencë shumë interesante me smoothie, kokteje dhe receta të ndryshme me bazë Kefirin me Boronicë, duke treguar se ai mund të jetë një alternativë ideale për këto ditë të nxehta vere.

8A7B25EE A304 49D6 9249 5FE954655579 5E4FC2D6 A8CC 41C4 871E BF25D691D33C

Pse duhet të konsumohet Kefiri me Boronicë i Lufrës?
Kefiri është një produkt i fermentuar i qumështit i cili prodhohet përmes një procesi natyral fermentimi të qumështit të freskët, i cili fermentohet me anë të kulturave të veçanta që i japin atij shijen dhe vetitë karakteristike dhe të njohura ushqyese. Këto kultura përbëhen nga një simbiozë bakteriesh të mira, të cilat gjatë fermentimit transformojnë përbërjen e qumështit dhe i japin produktit shijen karakteristike paksa të thartë, freskuese dhe teksturën e lehtë kremoze.

Procesi i prodhimit zhvillohet në kushte të kontrolluara temperature dhe higjiene të lartë, ku qumështi pasterizohet dhe më pas fermentohet për një periudhe të caktuar kohe, derisa arrihet ekuilibri i dëshiruar i shijes dhe konsistencës. Ky proces natyral jo vetëm që i jep kefirit shijen unike, por edhe e pasuron atë me mikroorganizma të dobishëm.

81BCE25F 36FB 4B84 AEC2 9DDF4856E435 6C01A8C8 AAFB 4C38 826F 633614A63412

Kefiri është i pasur me proteina me cilesi të lartë, kalcium, fosfor, vitamina të grupit B (sidomos B2 dhe B12), si dhe ka një përmbajtje të lartë probiotikesh, të cilët kontribuojnë në balancimin e florës intestinale, ndihmojnë tretjen, përmirësojnë përthithjen dhe mbështesin sistemin imunitar. Për këtë arsye, ky produkt shpesh konsiderohet si një nga produktet më funksionale të kategorisë së qumështit.
Lufra ofron disa lloje kefiri në treg, duke përfshirë kefirin klasik natyral dhe variantet me fruta, siç është p.sh. edhe boronica.

Prodhimi i kefirit nga Lufra, ashtu si dhe i çdo produkti tjetër që del nga fabrika e saj, realizohet sipas standardeve strikte të sigurisë ushqimore, me kontrolle të vazhdueshme laboratorike, në çdo fazë të procesit. Sepse për Lufrën, siguria ushqimore mbetet prioritet absolut, ndërsa cilësia është premtimi që shoqëron çdo produkt që mbërrin në tryezën e familjeve shqiptare.

E2404C83 B3F8 4CB8 9CFB 7DC780F25CC4 1E1A3E86 563E 454D B0F3 9AD802E70BC0

Me prezantimin e Kefirit me Boronicë, Lufra zgjeron portofolin e saj të produkteve të saj, duke sjellë në treg një alternativë moderne që bashkon shijen, traditën, cilësinë dhe kujdesin për mirëqenien. Kjo është dhe filozofia e kompanisë, prej më shumë se 35 vitesh.

5BA71F58 4480 451D BAB5 ACA8A91FD9CB DA6A1356 47A9 4291 A37F 2456F5D6C27B

Të ngjashme