Kryefjala Logo

Rezart Veleshnja humb të atin, aktori i jep lamtumirën me një dedikim prekës

9 Korrik, 2026 | 9:19 am

Ish-aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pasi ka humbur të atin.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi krah babait të tij, të shoqëruara me një dedikim prekës.

“Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrifica. Ke qenë shoku më besnik. Që do të na përcillje kaq shpejt për ne, parajsë, nuk e kisha menduar kurrë. Do më marrë malli çdo ditë, babo! Të dua!”, shkruan ai në InstaStory.

8CB3A59B E1F0 4745 A91F AF23D6EA2F59 9C144883 D682 46EF AE1F 070BCA06C8BF

Në një tjetër postim, Veleshnja shprehet se babai i tij ishte njeriu më i mirë që ka njohur dhe se largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh në familje.

“Ishe babai më i mirë në botë. Më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ta bëj. Ma theve zemrën. Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, shkruan aktori.

F0F1DF9F 5DAB 46EE A365 D75D8DD76DFF 0DFC0FD8 003A 4213 9B0F 72A772AE9984

Postimet e tij janë shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur mbështetje në këtë periudhë të vështirë.

Të ngjashme