Showbiz
Dolçe reagon ashpër pas publikimit të fotove të vjetra: “Dhe në ëndërr po ju dal”
9 Korrik, 2026 | 8:35 pm

Fotografi të vjetra të Dolces po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, por duket se ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” nuk është aspak e shqetësuar nga kjo situatë. Përkundrazi, ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet publikisht kritikëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.
Përmes disa postimeve në Instagram, Dolce u shpreh se nuk ndihet e prekur nga publikimi i fotove të së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e rrugëtimit të saj dhe e kanë formuar në njeriun që është sot.

“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, shkroi ajo, ndërsa me ironi shtoi: “Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person… ah lumdhenj.”
Ish-banorja falënderoi gjithashtu ndjekësit që e kanë mbështetur me mesazhe pozitive dhe uroi që edhe ata që e kritikojnë të gjejnë të njëjtën qetësi shpirtërore që, sipas saj, e ka arritur.
Në fund të reagimit, Dolce la të kuptohej se mbetet e fokusuar te planet për të ardhmen dhe se nuk shqetësohet nga komentet apo përpjekjet për ta sulmuar.
“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal”, përfundoi ajo.












































