Kryefjala Logo

“Bota ime”, Greta Koçi ndan momentin e ëmbël me djalin gjatë pushimeve

9 Korrik, 2026 | 12:33 pm

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka emocionuar ndjekësit me një publikim të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj gjatë pushimeve në Turqi.

Në videon e ndarë me fansat, artistja ka zgjedhur të mos zbulojë portretin e vogëlushit, duke ruajtur privatësinë e tij. Krahas pamjeve të ëmbla, ajo ka shkruar vetëm dy fjalë që përmbledhin gjithçka: “Bota ime.”

Greta u bë nënë për herë të parë në fund të janarit 2024, lajm që e ndau me emocion me ndjekësit e saj.

“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk krahasohet me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime. Faleminderit Zotit dhe gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkruante ajo në atë kohë.

Që prej ardhjes në jetë të të birit, Greta Koçi ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike, por herë pas here ndan me ndjekësit momente të veçanta që pasqyrojnë lumturinë e saj si nënë.

Të ngjashme