Kryefjala Logo

Gruaja që detyron bashkëshortin t’i nënshtrohet makinës së së vërtetës çdo ditë

5 Korrik, 2026 | 2:24 pm

Debbi Wood nga Leicester, në Mbretërinë e Bashkuar, u bë e njohur në mbarë botën pasi u cilësua si “gruaja më xheloze në botë”, pas pjesëmarrjes në emisionin britanik This Morning në vitin 2013.

Historia e saj tërhoqi vëmendje për shkak të mënyrës ekstreme me të cilën kontrollon bashkëshortin e saj, Steve. Sipas rrëfimeve të publikuara, sa herë ai kthehet në shtëpi, duhet t’i nënshtrohet makinës së së vërtetës për të provuar se nuk e ka tradhtuar.

Por kontrollet nuk ndalen me kaq. Debbi kontrollon rregullisht telefonin, email-et dhe llogaritë bankare të bashkëshortit, ndërsa i ka ndaluar edhe të shohë programe televizive ku prezantuese janë gra. Madje, sipas mediave britanike, ajo i ndaloi edhe ndjekjen e emisionit The Weakest Link, nga frika se ai mund të tërhiqej nga moderatorja Anne Robinson.

Vetë Debbi ka treguar se gjithçka nisi pas një reklame për një brisk për gra, e cila i ngjalli dyshime të forta dhe shënoi fillimin e xhelozisë së saj obsesive.

Mjekët e diagnostikuan me Sindromën e Otellos, një çrregullim psikologjik që karakterizohet nga xhelozi patologjike dhe bindje të pabazuara se partneri është i pabesë. Personat që vuajnë nga kjo sindromë shpesh përjetojnë dyshime të vazhdueshme dhe mund të kryejnë kontrolle të vazhdueshme ndaj partnerit, pavarësisht mungesës së provave për tradhti.

Të ngjashme