Kryefjala Logo

Arrestohet për zjarrvënie: I vuri flakën shtëpisë sepse ishte shumë pis dhe përtonte ta pastronte

3 Korrik, 2026 | 1:01 pm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se i vuri flakën banesës së tij, duke pretenduar se ishte lodhur nga pastrimi dhe mirëmbajtja e saj.

Sipas raportimeve të medias britanike The Sun, Anthony Graeme Humphrey u tha efektivëve të policisë në shtetin australian të Victorias se vendosi ta digjte shtëpinë sepse ishte “shumë e madhe, gjithmonë e pistë dhe nuk duronte më ta pastronte”.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se motivi i vërtetë mund të ketë qenë një konflikt me partnerin e tij. Në momentin kur shpërtheu zjarri, partneri ndodhej brenda banesës dhe ishte duke fjetur. Sipas hetimeve paraprake, një natë më parë mes tyre kishte pasur një debat të ashpër.

Për pasojë, Humphrey është arrestuar dhe akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe tentativë vrasjeje.

Nga flakët, banesa pësoi dëme të konsiderueshme, të vlerësuara në qindra mijëra euro, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Të ngjashme