Kryefjala Logo

Amber flet për martesën: “Nuk do të vishja fustan nusërie”

4 Korrik, 2026 | 12:54 pm

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Amber, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj disa pyetjeve personale dhe plot humor nga moderatori Mateo Borri.

Gjatë intervistës, Amber u ndal te dashuria, martesa dhe mënyra se si e sheh veten në të ardhmen. E pyetur se çfarë mendon kur sheh një nuse me vello, ajo tha se pyetja e parë që i lind është nëse martesa është bërë për dashuri dhe nëse partnerët e kanë dashur vërtet njëri-tjetrin.

Sa i përket martesës së saj, Amber zbuloi se nuk e imagjinon veten me një fustan tradicional nusërie. Ajo tha se do të preferonte një kostum të bardhë, duke theksuar se nuk është shumë pas fustaneve të bardhë.

Në një moment tjetër të intervistës, Amber u pyet se nga kush do të donte bekimin në ditën e martesës. Ajo u përgjigj pa hezitim se bekimi më i rëndësishëm për të do të ishte ai i nënës së saj.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë i ka mësuar dhimbja, ish-banorja e BBVA u shpreh shkurt, por me shumë domethënie: “Që të bëhem më e fortë.”

Të ngjashme