Lajme
Stuhia e fuqishme në Malishevë, breshri “pushton” tualetin e një banese
1 Korrik, 2026 | 11:18 pm

Stuhia e fortë e shoqëruar me breshër, që përfshiu këtë të shtunë fshatin Drenovc të Malishevës, ka lënë pas dëme materiale dhe skena të pazakonta.
Për shkak të intensitetit të reshjeve, një sasi e madhe breshri ka depërtuar edhe brenda një banese, duke mbuluar pothuajse tërësisht dyshemenë e banjës.
Pamjet e publikuara tregojnë se copat e akullit kanë arritur deri pranë ulëses së tualetit, duke krijuar një situatë të rrallë dhe duke dëshmuar forcën e jashtëzakonshme të stuhisë që goditi zonën.
Banorët raportojnë se reshjet e dendura të breshrit shkaktuan dëme në disa prona, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e motit të keq.



















































