Kryefjala Logo

Videoja në TikTok i ndryshoi jetën, punëtori i ndërtimit fiton 100 mijë euro nga Butrint Imeri

4 Korrik, 2026 | 7:17 am

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka mbajtur premtimin e bërë ndaj ndjekësve të tij, duke i dorëzuar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh fituesit të sfidës virale që organizoi në TikTok.

Fitues i konkursit u shpall Bleoni, videoja e të cilit u bë virale në platformë, duke grumbulluar mbi 400 mijë pëlqime dhe duke u renditur ndër më të suksesshmet e sfidës.

Vetë Butrint Imeri ndau në rrjetet sociale momentin e dorëzimit të çekut simbolik me vlerë 100 mijë euro, duke përgëzuar fituesin dhe duke theksuar se e mbajti fjalën e dhënë.

Sfida u shndërrua në një fenomen në TikTok, ku mijëra përdorues realizuan video me këngën e artistit në përpjekje për të fituar çmimin e madh. Në fund, ishte Bleoni ai që arriti të spikaste dhe të fitonte shpërblimin.

Veprimi i Butrint Imerit u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan artistin për mbajtjen e premtimit dhe e cilësuan këtë si një nga shpërblimet më të mëdha të ofruara ndonjëherë në një sfidë në rrjetet sociale.

Të ngjashme