Kryefjala Logo

Benita Zena skeptike për çiftet e krijuara në Big Brother VIP: “Janë çështje interesi”

3 Korrik, 2026 | 7:31 pm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka ndarë mendimin e saj për marrëdhëniet që lindin brenda formatit, duke u shprehur skeptike se ato mund të zgjasin në kohë.

Në një intervistë, Benita foli për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ndërsa u ndal edhe te çiftet që krijohen gjatë spektaklit.

“Dashuria për mua është një fjalë shumë e madhe. Mendoj që në Big është shumë problem me e dasht një person. Nëse kanë dalë çifte nga Bigu, mund të them që janë çështje interesi ose do të ndahen pas një viti, dy vite. Është shumë problem me i rezistu e me qëndru bashkë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse beson te lidhjet që lindin brenda reality show-t, Benita u përgjigj shkurt: “Nuk është se besoj.”

Komenti i saj vjen në një kohë kur disa çifte të krijuara në Big Brother VIP Kosova 4 vijojnë lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit. Mes tyre janë Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, të cilët nisën romancën brenda shtëpisë, si dhe Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, që e bënë publike lidhjen e tyre pas daljes nga formati.

Deklarata e Benitës ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, duke rihapur debatin nëse dashuritë e krijuara në reality show lindin nga ndjenjat e sinqerta apo ndikohen edhe nga interesi dhe ekspozimi publik.

Të ngjashme