Kryefjala Logo

E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë

4 Korrik, 2026 | 2:55 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka rënë nga një autobus i transportit urban.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në Lungomare, në momentin kur e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës. Për arsye që ende nuk dihen, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkallët, duke përfunduar mbi betonin e shëtitores.

Si pasojë e rënies, gruaja ka pësuar dëmtime në kokë, fytyrë dhe gjymtyrë. Qytetarët që ndodheshin pranë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policinë.

E plagosura është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet të sqarohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme