Kryefjala Logo

Situatë kritike në Shëngjin, zjarrfikësit në betejë me flakët, një i ri i plagosur

4 Korrik, 2026 | 7:06 am

Flakët vijojnë të përhapen me intensitet në malin e Shëngjinit, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mbetet mjaft e vështirë për shkak të terrenit të thyer ku ndodhet vatra e zjarrit.

Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, me ekipet që po punojnë pa ndërprerje për të izoluar dhe vënë nën kontroll flakët.

Gjatë përhapjes së zjarrit është raportuar edhe një shpërthim brenda zonës së përfshirë nga flakët. Dyshohet se si pasojë e tij, një fragment guri ka goditur një automjet që po lëvizte drejt Shëngjinit, duke plagosur pasagjerin.

I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e plagosjes.

Të ngjashme