Kryefjala Logo

Skandal në kompaninë ONE. Drejtoret e kompanise celulare One Albania arrestohen si trafikante droge

24 Dhjetor, 2025 | 10:41 pm

Pas 4 javësh hetime intensive, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokuroria e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Janë identifikuar 33 shtetas, pjesëtarë të këtij grupi, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së drogës, në forma të ndryshme.

Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 shtetas. Ndërkohë, 5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë, të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde, si edhe 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
R. D., 32 vjeç; E. P., 33 vjeç; A. H., 43 vjeç; O. M., 32 vjeç; F. C. (Ç), 34 vjeç; Xh. B., 31 vjeç; L. M., 23 vjeç; A. P., 47 vjeç; E. S., 39 vjeç; B. M., 34 vjeç; G. V., 39 vjeç; V. B., 19 vjeç; O. H., 35 vjeç; D. A., 39 vjeç; A. M., 23 vjeç; M. M., 19 vjeç; J. H., 29 vjeç; E. Gj., 31 vjeç; A. B., 20 vjeç; K. Rr., 27 vjeç; I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar gjithashtu shtetasit: A. V., 23 vjeç; E. P., 22 vjeç; G. V., 19 vjeç; S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve u janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme. 6 shtetas të tjerë, të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti kriminal, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme