Kryefjala Logo

Ndodh në Gjirokastër, gruaja dhunon burrin, e pëson nga policia

24 Dhjetor, 2025 | 5:12 pm

Një 62-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Behët me dije se hetimet ndaj gruas, nisën pas denoncimit të bashkëshortit të saj në polici për dhunën e ushtruar nga 62-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Ç., 62 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme