Lajme
Votat e socialistëve shpëtojnë nga mbytja Endrit Shabanin. Zgjidhet Avokat i Popullit, opozita bojkoton votimin
11 Dhjetor, 2025 | 11:03 pm

Kuvendi ka miratuar sot zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokatin e ri të Popullit, në një seancë ku mungesa e opozitës u bë menjëherë vërejtur.
Shabani u votua me 85 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 3 vota rezultuan kundër. Asnjë deputet i opozitës nuk mori pjesë në proces, duke vijuar qëndrimin e tyre për të mos u bërë pjesë të votimeve për institucionet e pavarura.
Me këtë rezultat, Endrit Shabani merr drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, një post kyç për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe monitorimin e veprimtarisë së administratës publike.


















































