Lajme
Ivanka Trump vajza e presidentit amerikan, poston tre libra për Shqipërinë dhe historinë shqiptare
8 Dhjetor, 2025 | 6:51 am

Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në Instagram, pasi ka publikuar një foto ku shfaqen tre libra të rëndësishëm mbi historinë dhe identitetin shqiptar.
Në imazhin e postuar në Instastory, shihen:
“The General of the Dead Army” (“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”) romani i famshëm i Ismail Kadaresë, një nga veprat më të përkthyera të letërsisë shqiptare.
“The Albanians: A Modern History” (“Shqiptarët: Një histori moderne”) libri i Miranda Vickers, një nga studimet më të njohura ndërkombëtare mbi historinë moderne të shqiptarëve.
“From Anarchy to a Balkan Identity: Albania” (“Nga Anarkia në një Identitet Ballkanik: Shqipëria”) një analizë që trajton transformimin e Shqipërisë pas viteve ’90.
Postimi i saj ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe reagime: pse po lexon Ivanka Trump libra për Shqipërinë? A po përgatitet për ndonjë vizitë, projekt apo intervistë që lidhet me vendin tonë?
Fakti që ajo ka zgjedhur pikërisht tre vepra kyçe, duke përfshirë Kadarenë, ka bërë që fansat shqiptarë të ndihen të surprizuar dhe krenarë.
Ky gjest ka ndezur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë interpretuar si një interes të veçantë të Ivankës për historinë, kulturën dhe shoqërinë shqiptare.



















































