Lajme
Eklipsi hënor, fotografitë që bënë xhirot e botës
8 Shtator, 2025 | 6:10 am

Kamerat kapën imazhe mbresëlënëse të dielën në mbrëmje nga eklipsi total hënor dhe “hëna e përgjakur” e shtatorit edhe në vende të ndryshme të botës.
Fenomeni ishte i dukshëm nga shumë pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, pasi u shoqërua nga një eklips i rrallë total hënor.
Hëna e përgjakshme” dhe Eklipsi Hënor u shfaq në Shqipëri rreth orës 21:00 e më pas, duke ofruar një pamje spektakolare.

Eklipsi hënor u pa sy të lirë dhe nuk kishte nevojë për pajisje speciale
Eklipsi i plotë hënor magjepsi turma njerëzish në Athinë, të cilët me shikimin e tyre të ngulur në qiell shijuan spektaklin.

Po ashtu edhe në Stamboll, një fotograf kapi një moment vërtet të bukur kur hëna e shfaq mbi xhami, ku për ironi, gjysmëhëna është simboli i Turqisë.



















































